Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Vranësirat dominojnë të gjithë territorin duke gjeneruar reshje të pakta shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit.

Pjesa e dytë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje shiu e dëborë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim i motit në Ultësirën Perëndimore por reshje dëbore do të ketë në të gjithë zonat malore dhe shumë pranë zonës së ulët.

Pas mesnatës pritet kthjellim i motit në pjesën më të madhe të vendit duke lënë kufirin lindor me reshje të pakta dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen me 2 – 3°C në të dy ekstremet termike ditore, por rënia vijon e theksuar edhe në orët vijuese deri mëngjesin e së hënës.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi perëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy