Meta: Nuk kam shkelur Kushtetutën, merruni me 18 tetorin

Meta: Nuk kam shkelur Kushtetutën, merruni me 18 tetorin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tha sot se nuk ka shkelur Kushtetutën me vendimin për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Në një konferencë për shtyp një ditë pas takimit me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias, Meta tha se se bashkëpunimi i tij me ta do të jetë transparent.

Në respekt të punës që ata kanë nisur dhe do duhet të bëjnë deri më 11 tetor, ju kemi dhënë një raport paraprak lidhur me disa pyetje që Kuvendi i Shqipërisë u ka drejtuar lidhur me cilësinë e Presidentit të Republikës, i cili është i qartë dhe analitik dhe i shoqëruar me dokument”, u shpreh kreu i shtetit.

Meta tha se vëmendja duhet të përqendrohet më shumë te 18 tetori, data kur pritet vendimi në lidhje me hapjen ose jo të negociatave për anëtarësimin në BE.

I ftoj të merren me 11 Tetorin, por të merren aq sa duhet. Të merren të gjithë më 18 Tetorin, se ç’do bëhet me 18 Tetorin edhe me shqiptarët”, është shprehur ai.

* * *

Meta: Informacioni për djegien e Parlamentit do t’i vihet në dispozicion komisionit hetimor 

Presidenti Ilir Meta thotë se skenari për djegien e Parlamentit më 8 qershor është i vërtetë. Në konferencën për mediat pasditen e sotme, Meta tha se e ka marrë një informacion të tillë nga një institucion i lartë i sigurisë kombëtare dhe do t’ia vërë në dispozicion Kuvendit, pas kërkesës së këtij të fundit.

Sa i takon deklaratës sime se në datën 7 qershor se kam patur një informacion nga një institucion i lartë i sigurisë kombëtare, kjo është e vërtetë unë nuk kam thënë gënjeshtër, aq më tepër në këto momente të rëndësishme. Unë nuk mund të them diçka më shumë në respekt të ligjit. Kanë dërguar një kërkesë për tu njohur me këtë informacion, edhe presidenca do t'ja vërë në dispozicion Kuvendit. Informacioni është i vërtetë. Vendi ka përjetuar konfrontime dhe është ndriçuar më shumë seç duhet. Ka patur përplasje plagosje, por ka ndodhur para 100 vjetësh. Ajo që mund t'ju them me bindje të plotë është se në këtë dokument do t’i ndiqni të gjitha shqetësimet. Këtu nuk do të ketë për publikun vetëm dokumente sekret dhe do të kuptoni që ishte një situatë tërësisht e çmendur dhe më mirë nuk mund ta përshkruante raporti final i OSBE/ ODIHR”, tha ai.

Dy ditë më parë, në fjalën para komisionit hetimor parlamentar, Meta deklaroi se një ditë para se të shpallte anulimin e datës së zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, kishte marrë informacion se persona të caktuar do të shfrytëzonin mitingun e paralajmëruar nga opozita, mes të tjerave, edhe për djegien e Kuvendit të Shqipërisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy