Kadilli: Duhet një opozitë përtej Berishës dhe Metës

Kadilli: Duhet një opozitë përtej Berishës dhe Metës

Një opozitë e re duhet të shkojë përtej Berishës dhe Metës. Kështu u shpreh ish-kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli, në një intervistë për MCN TV. Në studion e lajmeve, ai tha se mes këtyre dy figurave të rëndësishme të politikës ka pasur përherë një kanal komunikimi edhe në momentet më të vështira, por opozita e re duhet të shkojë përtej kësaj dysheje.

Mes tyre ka pasur një kanal që lëngëzonte dashuri edhe në momentet e urrejtjes. Por kjo është jashtë interesit të një opozite të re. Një opozitë e re duhet të projektohet përtej këtyre dy burrave.  

Duke u ndalur në përplasjet e fundit në gjirin e PD-së, Kadilli tha se strukturat janë demoralizuar dhe kjo vjen nga shpërfillja pas tetë viteve kontribut në opozitë.

Në PD ka plot raste të demoralizimit të strukturave. Korça është një rast. Shpërfillja është gjëja që i vret më shumë demokratët.

Kadilli e quajti të gabuar vendosjen e një shenje barazimi mes Sali Berishës dhe Tomë Doshit, të dy të shpallur non grata në SHBA.

Sali Berisha një nga njerëzit më kontributorë në PD nuk mund të krahasohet me Tom Doshin. Tentativa për të vënë shenjë barazimi është fyese. Krahasimi nuk mund të vendosë shenjë barazie. Është një personalitet që është institucion politik me të mirat dhe të këqijat e veta, që e ka mbyllur epokën e tij politike. PD duhet të jetë me të njëjtin standart.

Ai tha se do të vijojë përpjekjet për reformimin e PD-së nga brenda, duke përjashtuar mundësinë e shkëputjes.

Nuk kam parë opsion krijimin e një strukture paralele. Jam i bindur se përpjekjet e mia do të kenë efikasitet. Nuk ka monopol në opozitë. Opozitë mund të bëjë kushdo që e ndjen veten të tillë. Opozitë mund të bëjë gjithkush.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy