Qirjo: Krimi mjedisor nuk ndëshkohet. Në dy vjet, 700 denoncime, asnjë hetim i nisur (VIDEO)

Qirjo: Krimi mjedisor nuk ndëshkohet. Në dy vjet, 700 denoncime, asnjë hetim i nisur (VIDEO)

Eksperti i mjedisit, Mihallaq Qirjo, thotë se krimet mjedisore nuk ndëshkohen dhe pasojat janë të rënda. Mjedisi do të jetë sipas tij një nga hapat më të vështirë për t’u bërë në drejtim të plotësimit të direktivave të Bashkimit Europian. 

 

Dëmet e mjedisit e kanë një autor. Por mbeten pa ndëshkuar.  Ky vit ka nxjerrë disa elementë të rinj të organizimit të krimit, të dëmit mjedisor që shkaktohet jo vetëm nga individë, por edhe nga grupe të caktuara, që to të shfrytëzohen për qëllime të tjera. 

 

Kjo përbën një nga shkeljet më të mëdha. BE ka një direktivë të mbrojtjes së mjedisit nga veprat e krimit, që do të jetë një nga hapat më të vështirë për t’u kaluar. Nuk mjaftohet vetëm me rishikimin e Kodit Penal, shtimin e neneve të tjera apo ashpërsimin e dënimit. I gjithë sistemi është në kolaps, duke nisur që nga sistemi që e vëzhgon dëmin mjedisor.

 

Një fakt që na tregon sa e shformuar është panorama e dëmit që i shkaktohet mjedisit me atë që sistemi i drejtësisë e trajton janë vetë raportimet në 2020-2022 te komisariati digjital. Nga rreth 700 vepra të lidhura me mjedisin të denoncuara me qytetarët, asnjëra prej tyre nuk ka arritur në prokurori. Këto çështje pushohen për mungesë të provave, mungesës së hetimit të thelluar.  Qartazi prioriteti që i është dhënë mjedisit është shumë i ulët.

 

Qirjo tha më tej se gjasat janë që mjedisi të jetë kapitulli i fundit që mbyllet në ecurinë e vendit drejt anëtarësimit në BE.  

 

Nuk janë çështje që zgjidhen me një investim të thjeshtë. Praktikisht nuk është më thjesht një element teknik mjedisi. Ai ndërthur të gjithë strukturën e drejtësisë mjedisore. Gjykoj që është një nga kapitujt e hapur për diskutim, është një përgjegjësi shumë e madhe. Ndoshta do të duhet të mbyllet i fundit. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy