Banka Qendrore e Rusisë i ka të gjitha burimet e nevojshme për të ruajtur stabilitetin dhe për të siguruar vazhdimësinë operacionale të sektorit financiar.
Një deklaratë e tillë u bë nga Banka e Rusisë për të qetësuar vendasit, përballë sanksioneve për disa prej bankave më të mëdha në vend nga Perëndimi dhe SHBA, si ndëshkim, për nisjen e agresionit ndaj Ukrainës.
“Fondet e klientëve në llogari do të jenë në dispozicion të tyre në çdo kohë. Edhe kartat bankare vazhdojnë të funksionojnë si zakonisht. Sistemi bankar rus është i qëndrueshëm, ka kapital dhe likuiditet të mjaftueshëm për funksionim të pandërprerë në çdo situatë”, tha Banka e Rusisë.
Banka Qendrore ruse synon t’iu sigurojë bankave vazhdimisht likuiditet në para dhe në rubla, raporton Ria Novosti. Transmetimi i mesazheve financiare brenda vendit sipas çdo skenari sigurohet nga Sistemi i Transmetimit të Mesazheve Financiare i Bankës së Rusisë.
Sipas Bankës Qendrore, rezervat ndërkombëtare të Rusisë që nga 18 shkurti shënuan maksimumin e tyre historik, duke u rritur gjatë javës së lënë pas, nga 639.6 miliardë dollarë në 643.2 miliardë dollarë.
Mbrëmjen e së shtunës, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njofotoi vendimin për heqjen e Rusisë nga sistemi SWIFT, i cili shërben si ndërmjetës për ekzekutimin e transaksioneve financiare, nëpërmjet bankave në të githë botën.
Ky vendim përkthehet ndryshe, me ngrirjen e të gjitha aseteve të oligarkëve në Rusi.
Megjithatë autoritetet ruse kanë thënë se kanë përgatitur paraprakisht një plan emergjence në rast të një vale të re sanksionesh dhe do të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme për bizneset e prekura nga kufizimet, duke siguruar funksionimin normal të ekonomisë.



