Kancelarja Angela Merkel është renditur e para në listën e grave më të fuqishme në botë.
Sipas një klasifikimi të revistës amerikane “Forbes”, Merkel kryeson këtë listë duke u ndjekur më pas nga Christine Lagarde, presidentja e Bankës Qëndrore Europiane.
Në pesë vendet e para të këtij klasifikimi janë gjithashtu edhe nën-presidentja e zgjedhur amerikane, Kamala Harris, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen si dhe filantropja amerikane, Melina Gates.
“Lideret e listës së 100 grave më të pushtetshme në botë e revistës Forbes, luajnë rol tejet të rëndësishëm në të përcaktuarit e asaj se si do të duket bota pas pandemisë. Fuqia e tyre kalon përtej fushave ekonomike dhe politike, për të transformuar industrinë dhe për të zgjidhur çështjet më urgjente shoqërore. Fuqia e tyre për të na çuar përpara, nuk ka qenë kurrë më e nevojshme”, -ka shkruar revista Forbes.
Sipas Forbes renditja e grave për pozicionet nga pesa tek dhjeta i takon këtyre personaliteteve, Mary Barra, Nancy Pelosi Ana Patricia Bioton, Abigail Johnson dhe Gail Bourdreaux.



