Një familje shqiptare prej katër personash në Itali, humbën jetën nga helmimi me monoksid karboni në një shtëpi në Rughi, një qytet pranë Porcarit, në provincën e Luccës.
Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, më 4 shkurt. Një person i pestë u dërgua i gjallë në Spitalin Cisanello në Piza në gjendje kritike.
Tre karabinierië që hynë në shtëpi raportuan gjithashtu helmim të lehtë.
Alarmi u dha pas orës 20:00 nga një anëtar i familjes i cili u përpoq të kontaktonte të afërmit. Katër trupat u zbuluan mbrëmjen e së mërkurës, më 4 shkurt në shtëpinë e tyre private, por hetimet e mëtejshme do të përcaktojnë kohën e vdekjes.
Identitetet e viktimave nuk janë bërë ende të ditura, por besohet se janë një çift, babai 48-vjeçar, nëna 43-vjeçare dhe dy fëmijët e moshës 22 dhe 15 vjeç.



