Prençi: Në 8 ditë janë shkurtuar 1200 vende pune në sektorin fason, nëse vijon me këto ritme deri në korrik do pushohen 25 mijë persona (VIDEO)

Prençi: Në 8 ditë janë shkurtuar 1200 vende pune në sektorin fason, nëse vijon me këto ritme deri në korrik do pushohen 25 mijë persona (VIDEO)

Edvin Prençi, kreu i shoqatës Pro Export Albania tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se në 8 ditë janë shkurtuar 1200 vende pune në sektorin e fasonerisë. Duke vijuar, Prençi shpjegoi se 550 vende pune janë shkurtuar vetëm në qarkun e Korçës dhe se më tej kjo situatë ka vazhduar në Durrës, Krujë, Elbasan dhe Shkodër.

Sipas Prençit, nëse situata vijon me këto ritme deri në muajin korrik, 20-25 mijë persona, kryesisht gra do të pushohen nga vendi i punës.

Ne më parë kishin mungesë të fuqisë punëtore, tani po ndodh e kundërta. Ne e kemi shprehur shqetësimin tonë, e  prisnim këtë krizë. Në momentin që nuk po shohim dritë jeshile nga ana e qeverisë patjetër rezultati do jetë i tillë. Në 48 orë janë shkurtuar 1200 punonjës në të gjithë Shqipërinë, po fillojmë nga Korça, Bilishti, Durrësi, Kruja. Në Korçë kanë humbur vendin e punës 550 persona. Flasim për rrethinat e Korçës ku nuk ka aktivitete të tjera ekonomike dhe këtu fillon dhe impakti social dhe vështirësia ekonomike që po përballen njerëzit dita-ditës.

Totali është 1200 punonjës, nga data 4 janar në 12 janar. Në 8 ditë ka ndodhur ky efekt kaq i rëndë. Nis nga Korça, dhe vijon në zonat e Elbasanit, Durrësit dhe zonën e Shkodrës.

Këto janë vende pune të ezauruara. Makineritë janë fikur, vendet janë mbyllur, do jetë e pamundur që makineritë të ndizen sërish dhe njerëzit të rimerren në punë. Duke marrë parasysh që s’ka aktivitete të tjera ekonomike këta njerëz do të fillojnë të largohen në vende të tjera.

Nëse situata vijon me këtë ritëm deri në mes të qershorit dhe korrikut  20-25 mijë vende pune do të shkurtohen. Vera do të sjellë dëm tjetër, por kjo shihet në shtator.

Më tej, Prençi tregoi se vendet e lakmueshme të investitorëve që po lënë Shqipërinë dhe po mbyllin biznesin në vendin tonë janë Serbia, Maqedonia e Veriut dhe vendet e Afrikës.

Vendet e lakmueshme janë Serbia, Maqedonia e Veriut, vendet e Afrikës si Tunizia, Maroku qe janë më kompetitive që kanë akses më të thjeshtë dhe mbështetje më reale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy