Kryeministrat e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut, pas takimit me dyer të mbyllura në një konferencë për media, deklaruan se kanë arritur marrëveshje në një dokument të përbashkët që, sipas tyre do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në hapësirën ballkanike
“Pas nje pune te mundimshme kemi rene dakord qe të drejtohemi shkurt, jo pse kemi pak per te thene por se thelbi mbetet i definuar”, tha Vuçiç, duke theksuar se takimi ka një rëndësi të madhe, raporton "Blic".
Vuçiç tha se kanë per qellim që deri ne fund te 2021 te krijohen kushtet qe vetëm me kartë identitetei të kalohet në secilin nga kuftijtë e përmendur.
“ Dokumenti që do të shihni bazohet në katër liritë kryesore, rrjedhën e mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve. Ne e bëjmë këtë sepse jemi të bindur që njerëzit në vendet tona meritojnë një jetë më të mirë dhe punësim më të ulët”, tha Vuçiç.
“ Shihni sa do të kursejmë duke hequr këto barriera - tha Vuçiç, duke shtuar se ishte thelbësore ajo që u bë në një mënyrë konkrete. “Takimin tonë të radhës e kemi në Ohër më 10 nëntor. Ne duam të ulim nivelin e papunësisë në Ballkanin Perëndimor. Të gjitha vendet tona janë në rrugën evropiane “, tha Vuçiç.
Presidenti i Serbisë thotë se është më e rëndësishmja për të adresuar çështjet thelbësore.
“Mund ta imagjinoni që kemi një treg të vetëm të punës. Konkurrenca është në rritje dhe zgjidhjet janë më të lehta për tu arritur. Unë mendoj se ky është një lajm fantastik dhe ne planifikojmë ta bëjmë deri në vitin 2021”, tha Vuçiç.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama falënderoi Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Zaev.
“Ky është një takim domethënës me një përfundim të vlefshëm. Ne kemi rënë dakord të nënshkruajmë një deklaratë që garanton katër liri”, tha Rama.
Kryeministri Rama, në konferencën për shtyp tha se “ Në këtë takim na ka mbledhur nevoja për të rritur ekonominë, për të ulur papunësinë, për të përmirësuar jetën e qytetarëve, për të rritur shpejtësinë e shkëmbimeve tregëtare dhe për 4 liritë themelore që janë në bazë të Europës së Bashkuar.
Në funksion të çuarjes përpara të planit të përbashkët në kuadër të procesit të Berlinit, Rama tha se “nuk do të presim të na ulin në tavolinë miqtë tanë europianë, por do të bëjmë gjithçka që ky proces të bëhet realitet, jo vetëm për tre vendet tona por për të gjitha vendet e rajonit, përfshi Kosovën.
“Ne nuk mund të jemi peng i të shkuarës dhe as i mosdakortësive të tashme, por duhet të bëjmë gjithçka që fëmijët tanë të kenë të drejtë të jetojnë në një Ballkan të paqtë, ku nuk jetojnë qytetarë të dorës së dytë dhe se vendet tona nuk janë territore eksperimental. Kemi rënë dakord që të takohemi sërish në Ohër, ku nuk do të jemi vetëm ne të tre por do të ftohen të gjithë vendet e Ballkanit dhe nuk ka asnjë veto për asnjë vend”.
Rama tha se brenda vitit 2021 Ballkani të jetë territor ku 5 liritë themelore të Europës të mos jenë thjesht aspirata por të jenë realitet.
Duke folur me shifra Kryeministri Rama tha se "deri tani qytetarët e vendeve ballkanike iu është dashur të qëndrojnë 26 milion orë pritje në vit për të kaluar nga njëri kufi në tjetrin dhe se kostua e këtyre pengesave ka qënë 5 fish më e lartë. Historia- tha Rama, nuk duhet të taksojë të ardhmen tonë.
Ndërkohë, takimi i radhës midis tre shteteve do të zhvillohet më 10 nëntor, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.



