
Marc Tarabella po merret në pyetje nga autoritetet e Brukselit.
Eurodeputeti u ndalua dje nga policia federale si pjesë e hetimit të Katargate. Po ashtu ditën e djeshme u arrestua në Napoli dhe kolegu i tij, Andrea Cozzolino.
Tarabella, mëngjesin e sotëm, është paraqitur për t'u marrë në pyetje te gjyqtari hetues Michel Claise.
Ditën e sotme pritet konfirmimi, i ndalimit të eurodeputetit belg.
Dje Tarabella u ndalua në qytetin Valone të Anthisnes, ku ai është kryetar bashkie.
“Seancat ishin të gjata dhe për pasojë ai nuk mundi të takohej me gjyqtarin”, tha avokati i Tarabella-s.
Pasi kaloi natën në një qeli, eurodeputeti u takua me Claise këtë mëngjes.



