
Pas gjykata ktheu dosjen e prishjes së banesave nga lagjja 5 maji, SPAK ka regjistruar procedimin penal sipas nenit 248, akuza shpërdorim detyre.
Mes personave të kallëzuar nga një prej qytetarëve që u prish banesa janë Erion Veliaj dhe Arbian Mazniku.
Procedimi penal po ndiqet nga Prokurori Elvin Gogaj, një prej 4 kandidateve për kreun e SPAK.
Më herët SPAK kishte kërkuar pushimin e çështjes, por gjykata urdhëroi rihetimin.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e MCN Live se hetimi nuk është regjistruar ndaj Veliajt dhe Maznikut, por që emrat e tyre dhe veprimet që kanë kryer do të hetohen.
Sipas verifikimeve që ka bërë MCN Live vepra penale është sipas nenit 248. Nuk është regjistruar me emër ky hetim penal ndaj Veliajt, Maznikut, apo dikujt tjetër, por emrat e tyre janë në kallëzimin penal dhe janë prej atyre subjekteve që do të verifikohen dhe pyeten dhe veprimet nëse kanë firmë apo vendimmarrje të tyre do të kalojnë në verifikim nga SPAK.



