“Diaspora për Shqipërinë e lirë, letër KQZ-së”, Milaqi: Të përshpejtohet draftimi i akteve nënligjore

“Diaspora për Shqipërinë e lirë, letër KQZ-së”, Milaqi: Të përshpejtohet draftimi i akteve nënligjore

Diaspora për Shqipërinë e Lirë i ka rikujtuar përmes një shkrese zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se kanë mbetur vetëm 22 ditë për të përfunduar procesin e miratimit të akteve nënligjore të nevojshme për mundësimin e votës së emigrantëve.

Bledi Milaqi, sekretar i Përgjithshëm i Diaspora për Shqipërinë e Lirë tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se kjo shkresë ishte për të rritur presionin që KQZ të nxitojë në këtë proces.

Kërkesa kryesore ka të bëjë me përshpejtimin e draftimit të akteve nënligjore. Ka pasur një akt të parë që është konsultuar gjerësisht me shoqërinë civile dhe me ne si grup interesi nga diaspora dhe më pas i ka kaluar rregullarit për miratim.

Ky draft është miratuar dje me 5 vota pro, tani mbetet që KQZ të draftojë ato akte nënligjore që janë ende të padraftuara, ose të pakonsultuara që kanë të bëjnë tashmë jo me regjistrimit, procedurën e regjistrimit të shprehjes së vullnetit, por me mënyrën e votimit dhe të numërimit të votës në Shqipëri.

Besoj se po. Në dijeninë time KQZ është në proces draftimi të aktit të dytë apo të tretë që ka të bëjë me këtë kuadër ligjor. Mbetet për t’u parë nëse deri në fund të muajit do të njihemi ne si grup interesi dhe pjesë e shoqërisë civile me versionin final të këtyre drafteve në mënyrë që të japin edhe për këto drafte opinionin tonë dhe ekspertizën tonë ligjore, krahasuar dhe me atë ekspertizë që ne e kemi mbledhur për 4.5 vite duke krahasuar modele në të ndryshme në rajon dhe Europë. Më pas në hapësirën që mbetet sa i përket procesit të konsultimit brenda rregullatorit.

Gjykoj që KQZ  e ka ekspertizën e duhur dhe shkresa jonë është për të rritur presionin që të nxitojë në këtë proces.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy