Taksa e pronës, ngrihet drejtoria për administrimin (VIDEO)

Taksa e pronës, ngrihet drejtoria për administrimin (VIDEO)

Administrimi i taksës së pronës pas 1 prillit mund të shoqërohet me problematika, jo vetëm në faturime, por edhe në llogaritjet që mund të bëjnë njësitë vendore nga të dhënat e kadastrës fiskale.  Për të evituar problemet, Ministria e Financave do të ngrejë përkohësisht një strukturë të re të përkohshme, të quajtur drejtoria e Taksës së Pasurisë, ndërsa Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera tregon për Tema Tv rolin e saj.

"Do të jenë njësitë e qeverisjes vendore aktorët kryesorë që do të popullojnë kadastrën fiskale me të dhëna. Do të realizojnë operacionet e llogaritjes, mbledhjes dhe menaxhimit të taksës së pronës. Por duhet një strukturë në nivel qendror që koordinon punën, mirëmban dhe zhvillon regjistrin e pronave dhe realizon të gjitha funksionet e tjera në nivel qendror. Pra do të jetë një drejtori koordinatore, ndërkohë që puna do të kryhet komplet nga njësitë e qeverisjes vendore", thotë Lera.  

Sa i përket pikëpyetjeve që ngre taksa e re për qytetarët dhe mënyrën e përllogaritjes së saj, Lera thotë se formula tashmë është transparente, ndërsa çdo gabim në faturim do të korrigjohet.

Drejtoria e Pasurive të Paluajtshme ndër të tjera, do të ketë si detyrë menaxhimin e kadastrës fiskale, korrektimin e të dhënave gjatë konstatimit të pasaktësiv dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njësive vendore dhe agjentit që do të mbledhë taksën e ndërtesës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy