Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë sa vjen e rritet. Edhe 35 vdekje të tjera kanë rezultuar të kenë shkak koronavirusin, duke e çuar kështu numrin e vdekjeve në vend në 2 870 persona. Ndërkohë që një ditë më parë u raportuan 47 vdekje për shkak të koronavirusit nga autoritetet kineze. Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë raportoi gjithashtu 573 infeksione të reja. Numri i përgjithshëm i rasteve në territorin e Kinës tani ka arritur në 79 824 persona të prekur.



