Pjata tipike ukrainase shpallet pasuri e UNESCO

Pjata tipike ukrainase shpallet pasuri e UNESCO

Komiteti i jashtëzakonshëm i trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, ka futur Borscht, një pjatë tipike e kuzhinës ukrainase me bazë panxhari, lakra të freskëat, lëng mishi, viç dhe mish derri, dhe me salcë kosi, në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Kjo pjatë tipike ukrainase duhet të vlerësohej nga UNESCO midis viteve 2023 dhe 2024, por duke pasur parasysh situatën kritike në të cilën ndodhet vendi, komiteti i jashtëzakonshëm ka vendosur ta vlerësojë këtë vit.

Është hera e parë që Komiteti i UNESCO mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të vendosur mbi kandidaturën e Borscht në listën e trashëgimisë botërore.

Në deklaratën e UNESCO thuhej se vendimi u mor duke pasur parasysh situatën kontigjente të konfliktit dhe nuk mund të pritej.

Miratimi ishte unanim, pa kundërshtime dhe pa ndryshime. Mendimi unanim lidhet me faktin se praktika dhe tradita e njohurive lidhur me realizimin e gjellës rrezikon të humbasë për shkak të vazhdimit të konfliktit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy