Covid-19 i merr jetën ish-basketbollistit të njohur Petraq Gjoku

Covid-19 i merr jetën ish-basketbollistit të njohur Petraq Gjoku

Ish-basketbollisti dhe arbitri i ndeshjeve të volejbollit, Petraq Gjogu ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. 72-vjeçari ishte i shtruar prej 2-javësh në Spitalin Infektiv në Tiranë. Ai ndodhej prej disa ditësh i intubuar dhe nuk mundi dot ta fitojë betejën me koronavirusin.

Kujtojmë që 72-vjeçari Petraq Gjogu ka qënë basketbollist i ekipit të Tomorrit deri në vitet 1999 dhe më pas ai u emërua gjyqtar i ndeshjeve të volejbollit në vend. Në vitin 2001, Gjogu u emërua Kryegjyqtar i Kolegjit të Arbitrave për volejbollin në Berat.

Pas lajmit për vdekjen e tij, ka reaguar edhe selia e PD Berat, ku Gjogu ishte pjesë e strukturave të saj që pas viteve ’90. Kryetari i PD Berat, Gazmend Azizi, duke e cilësuar 72-vjeçarin Gjogu “demokrat të orëve të para”, i ka përcjellë familjes ngushëllimet e përzemërta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy