
Kur vendi ynë është i bashkuar, ne jemi më të fortë. Ajo që ndajmë është shumë më e madhe se gjërat që na ndajnë. Shpirti i kombit tonë është dhe ka qenë gjithmonë, ne njerëzit.
Kështu deklaroi Zonja e Parë e Amerikës, Jill Biden, teksa prezantoi dekorimet e Krishtlindjeve në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë.
Tema e zgjedhur për Shtëpinë e Bardhë këtë vit është “Ne njerëzit”.
Këtë vit, në rezidencën zyrtare të Presidentit të Shteteve të Bashkuara u dekoruan 77 pemë Krishtlindjesh, mbi 83 mijë drita, 25 kurora e të tjera.
Më shumë se 50 mijë vizitorë nga i gjithë vendi priten në Pensilvania Avenue gjatë sezonit të festave.
Ne mund të festojmë festa të ndryshme, mund të këndojmë këngë të ndryshme ose të themi lutje të ndryshme, por vlerat tona të përbashkëta amerikane qëndrojnë sezon pas sezoni.
Kështu tha Zonja e Parë e SHBA, duke folur për një audiencë prej rreth 150 vetash, duke përfshirë anëtarë të Gardës Kombëtare, vullnetarë që ngritur dekoratat dhe reporterët.



