
Sot data është 5 janar dhe konsiderohet si afati i fundit që ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij i kanë lënë kryedemokratit Lulzim Basha për të dalë nga zyra, pasi ata pretendojnë se e kanë shkarkuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit.
Berisha ka deklaruar se do të shkojë në selinë blu, por nga ana tjetër Basha ka bërë disa ndryshime në godinë duke u përgatitur për ndonjë skenar të mundshëm.
Nuk dihet se çfarë do të ndodhë sot në selinë e partisë më të madhe opozitare në vend, ndërsa Lulzim Basha ka theksuar se situata do të vijojë në normalitet, pa ngjarje të pazakonta.
Kujtojmë se krahas betejës fizike për selinë, Berisha dhe Basha kanë nisur edhe një betejë në gjykatë, për legjitimimin e statuteve.



