Xhadat/Fshati Fanjë në Prrenjas: Pa rrugë, pa shkollë, pa qendër shëndetësore dhe me dyer të mbyllura në bashki

Xhadat/Fshati Fanjë në Prrenjas: Pa rrugë, pa shkollë, pa qendër shëndetësore dhe me dyer të mbyllura në bashki

Në fshatin Fanjë të bashkisë së Prrenjasit kanë denoncuar banorët e kësaj zone në lidhje me problemin e rrugës së tyre, të cilën emisioni Xhadat ka shkuar dhe e ka ndjekur nga afër nga rruga kryesore deri në mbërritje të qendrës së fshatit. Kjo rrugë ishte një nga më të vështirat edhe pë Xhadat si staf, edhe makina e tyre e cila i pështatet çdo lloj rruga, e ka ngjitur me shumë vështirësi. Ersidi Karaj ka përshkruar rrugën përgjatë gjithë kohës, derisa kanë mbërritur dhe rruga kishte mjaftë probleme. Banorin e parë që takuan në hyrje të rrugës, iu tha se nuk kishte makinë dhe arsyeja që nuk e blinte ishte sepse ajo rrugë do ta shkatërrojë. Ndërsa për ndonjë hall shëndetësor ai u shpreh se detyrohemi ta çojmë të sëmurin në krahë deri në asfaltin kryesor për të gjetur një makinë, ose do duhet të presin ndonjë makinë (nëse do gjendet e rastit), për ta dërguar në spital apo kudo tjetër.

 

Xhadat arritën në qendrën e fshatit dhe takuan banorët, të cilët u shprehën se përpos rrugës të cilët ishin lënë të harruar nga bashkia, (të cilët kujtoheshin vetëm për vota në atë zonë), ata u shprehën se fshati nuk ka as qendër shëndetësore dhe as shkollë, por aty nuk jetojnë pak njerëz sepse janë rreth 20 familje. Dhe shërbimet shëndetësore dhe arsimore i marrin në fshatrat poshtë tyre.

 

Gazetari Ersid Karaj prezanton shkollën e fshatit Fanjë, një godinë e vjetër e cila ka pas funksionuar dhe bëhej mësim rreth 8-9 vite më parë sipas banorëve. Aty panë një braktisje totale të asaj godine të rrënuar dhe me copa mjetesh të lëna aty, që të kujtojnë procesion e dikurshëm mësimor.

 

Xhadat i drejtohen bashkisë Prrenjas dhe aty sekretarja kryetarit thotë se kryetari është në mbledhje dhe se vonohet pak, gazetari Ersid Karaj e pret pas derës dhe aty mundohen ta largojnë në katin e poshtëm për të bërë kërkesë, njëherë punonjësja e marrëdhënieve me publikun dhe njëherë shefi i policisë bashkiake, i cili ishte edhe i pirë. Madje shefi i policisë u shpreh se ishte edhe me leje dhe jo në punë atë ditë, dhe prapë u mundua t’i pengonte punën gazetarit. Gazetari u shpreh se ishte duke pritur të mbaronte mbledhja sepse sekretarja i tha të presi se do t’i njoftonte, pas nji ore Ersidi futet sërish brenda zyrës së sekretares dhe ajo i thotë: O djali po mos e bëj kaq dramatike se të folën punonjësit jashtë zyrës që shko bëje me shkrim. Gazetari i thotë çfarë është fjalor zonjë dhe përse gënjeni, përderisa na thatë prit ne pritëm! Gazetari qëndrojë sërish pas derës rreth 40 minuta të tjera. Pasi ishte e pamundur sepse kryetari nuk doli nga zyra edhe pse sipas lëvizjeve dhe sikletit të punonjësve, ai ndodhej aty, por nuk doli për intervistë, Gazetari bëri kërkesën për informacion dhe u largua.

 

Bashkia kthen përgjigje dhe thotë se rruga e fshatit Fanjë është parashikuar të sistemohet dhe asfaltohet në vitet 2026-2028. Për qendrën shëndetësore bashkia thotë se janë në dijeni, por shërbimet shëndetësore i marrin në fshatin më poshtë, por që është rreth 1 orë në këmbë sipas asaj që ne kemi parë nga afër, por banorët nuk kanë faj për këtë sepse atje nuk jetojnë pak familje, por rreth 20 familje. Ndërsa për mungesën e shkollës, bashkia thotë se nxënësit e bëjnë në fshatin Bërzheshtë, sepse atje garantohet vendodhja më e mirë dhe proces mësimor i rregullt, mirëpo për të shkuar në Bërzheshtë, fëmijët e asaj zone nuk kanë rrugë, madje rruga në këmbë është akoma më e vështirë dhe rreth 2 orë në këmbë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy