
Presidenti rus Vladimir Putin vazhdon të jetë i shqetësuar për infektimin nga Covid 19.
Me rastin e fjalimit për gjendjen e vendit para Parlamentit, përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve, të mbledhur në Qendrën e Konferencave Gostiny Dvor, pranë Kremlinit, më 21 shkurt, masat e mbrojtjes do të jenë të duhura.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, teksa u bëri thirrje të gjithë atyre që do të marrin pjesë të tregojnë përgjegjësi për shëndetin e të tjerëve.
Po merren të gjitha masat e nevojshme sanitare dhe epidemiologjike.
Megjithatë, do të jenë deputetët individualisht ata që do të vendosin me “përgjegjësi” nëse do të mund të marrin pjesë në këtë aktivitet. Në këtë aktivitet priten një mijë njerëz, duke filluar me pjesëmarrësit në operacionin special ushtarak kundër Ukrainës. Nga ana tjetër, prania e gazetarëve është e kufizuar dhe përfaqësuesit e shtypit nga vendet jo mike janë të ndaluar.



