
Grupi i hakerave Homeland Justice ka publikuar te dhëna të reja që u përkasin institucioneve shqiptare. Kësaj radhe, në kanalin e tyre në Telegram janë publikuar të dhëna të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
ASHK është institucioni i tretë brenda një muaji, të dhënat e të cilit publikohen në faqen e Homeland Justice.
Pak ditë pas sulmit ndaj faqes së Kuvendit të Shqipërisë, grupi i hakerave nisi të publikojë emailet e shkëmbyera mes zyrtarëve të Postës Shqiptare.
Grupi deklaroi se ka kontrollin e faqes dhe të dhënave të institucionit, gjë që ngriti edhe njëherë shqetësimet për sigurinë kibernetike në vend.



