Energjia elektrike/ Nasto: Keqmenaxhim dhe korrupsion i jashtëzakonshëm! Prokuroria të hetojë

Energjia elektrike/ Nasto: Keqmenaxhim dhe korrupsion i jashtëzakonshëm! Prokuroria të hetojë

Kryetari shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm Albert Nasto, foli në “MCN Economy” për një keqmenaxhim në lidhje me energjinë elektrike, që sipas tij është shoqëruar me korrupsion të jashtëzakonshëm.

Nasto tha se energjia elektrike është shtylla e biznesit në tërësi dhe rritja e çdo kilovati do shoqërohet me rritje të çmimeve nga bizneset.

Kemi paralajmëruar disa herë, sidomos për energjinë dhe karburantit. Për biznesin energjia është shtylla kryesore. Situata e energjisë elektrike është keqmenaxhuar, besojmë që ka korrupsion të madh, janë futur njerëzit e paaftë, kjo korporatë që është private deri diku, s’e ka menaxhuar mirë situatën. Ne gati e prodhojmë energjinë elektrike në vendin tonë, por varet si e menaxhojmë, si e sheshim dhe si e blejmë. Ka një korrupsion të jashtëzakonshëm dhe paaftësi të jashtëzakonshme, të OSHEE-së dhe organeve që administrojnë këtë situatë. S’e s’bën do vijë momenti që gjithë këto miliona borxh që qeveria ia jap në ndihmë OSHEE-së do dalin nga taksat tona, pra do rriten taksat. Këto janë të ardhurat që ka shteti, por duke dhënë shifra marramendëse për të blerë energjinë...Duhet një analizë pse këto shifra kaq të larta jepen nga ana e qeverisë për çështjen e energjisë. Është keqmenaxhim i shoqëruar me korrupsion të jashtëzakonshëm. Nëse rritet çdo kilovat i energjisë elektrike, do rriten të gjitha çmimet. Që nga biznesi i madh të biznesi i vogël, do t’ia kalojmë qytetarit çmimet. Rritja e çmimit të energjisë elektrike është e papërballueshme nga biznesi i mesëm dhe i vogël. S’kemi transparencë”.

Nasto tha se Prokuroria duhet të nisë një hetim të plotë për energjinë elektrike.

I kemi kërkuar me ngulm qeverisë, kryeministrit Rama, edhe biznesin e vogël e zë ky 300 kilovat. Ne nuk do fitojmë diçka nëse do vendoset fasha 300 kilovat. Por ne do bëjmë të pamundurën që të lobojmë me qeverinë, që nëse do vihet ky ligj kaq i ashpër, do kemi falimentime dhe mbyllje të mëdha biznesesh. Nuk do përfitojë binzesi i vogël nëse vihet kjo fashë. Biznesi ose do rrisë çmimin e produkteve që shesin ose prodhojmë, ose do falimentojmë. Energjia elektrike është një aset i sigurisë kombëtare, si artikujt e shportës. Prokuroria duhet të kishte nisur një hetim të plotë që çfarë po ndodh në këtë ent. Është akuzuar që këto lekë janë përdorur edhe për vota. Ne prodhojmë energji dhe naftë, dhe naftën e kemi më të shtrenjtë në rajon dhe botë, dhe energjinë elektrike...Me miliona euro që i jepen OSHEE-së janë tonat.

Ne sot e kemi çdo kilovat që marrim, biznesi sidomos, mbi 180 lekë të vjetra për kilovat. Ky është një çmim i papërballueshëm. Kemi lokale që paguajnë 6 milionë lekë në muaj, kemi restorante që paguajnë 8 milionë lekë në muaj. Çmimi i energjisë nuk është konkurrues dhe është një barrë e madhe. Qeveria do të futet në 'Open Balkan' kur ne akoma punojmë me shata dhe lopata, nuk kemi teknologji dhe të ardhurat i kemi shumë të ulëta në raport me Serbinë. Edhe energjinë elektrike e ka goxha më të ulët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy