Komisioni i Posaçëm për ngritjen e KQZ-së/ PS zgjedh Hysenin, Shametin dhe Gjiknurin

Komisioni i Posaçëm për ngritjen e KQZ-së/ PS zgjedh Hysenin, Shametin dhe Gjiknurin

Partia Socialiste ka vendosur të dërgojë si anëtarë në Komisionin e Posaçëm për ngritjen e KQZ-së së re, Alket Hysenin dhe Adnor Shametin, të cilët së bashku me Damian Gjinkuri do të jenë anëtarët e mazhorancës në këtë komision parlamentar.

Më herët janë përcaktuar edhe anëtarët e dërguar nga opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare.

Opozita parlamentare do të përfaqësohet nga Myslim Murrizi dhe Edmond Stojku.

Gjithashtu, edhe opozita jashtëparlamentare ka çuar “delegatin” e saj në Komision, që është Oerd Bylykbashi.

Që prej datës 29 gusht, Kuvendi ka hapur aplikimet për 12 vendet vakante në katër strukturat e reja të KQZ-së.

KQZ-ja e re që do të përbëhet nga tre organe drejtuese: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me mandat 7-vjeçar të përtëritshim, Komisioni Rregullator me 5 anëtarë dhe mandat pesëvjeçar, si dhe Komisioni i Ankímimeve dhe Sanksioneve, gjithashtu me pesë anëtarë, por me mandat 9-vjeçar.

Edhe nënkomisioneri që do të ndjekë çështjen e identifikimit elektronik, do të gëzojë një mandat 7-vjeçar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy