"Black Friday" bën Jeff Bezos njeriun më të pasur, bosi i Amazon kap 100 miliardë dollarë

"Black Friday" bën Jeff Bezos njeriun më të pasur, bosi i Amazon kap 100 miliardë dollarë

Pasuria Jeff Bezos kapi për herë të parë 12 shifra, duke shtuar brenda natën 2.35 miliardë dollarë. Tani pasuria e themeluesit të Amazon llogaritet në 100.3 miliardë dollarë, teksa aksionet e kompanisë së shitjeve u rritën më mbi 2% pas bumit të shitjeve në fundjavë nga e Premtja e Zezë dhe dita e falenderimeve, sipas Bloomberg.

Shitjet online për këtë ditë u rritën me 18.4% në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa investitorët po vënë baste se kompania do të zërë një pjesë edhe më të madhe në shpenzimet online që bëhen për sezonin e dhuratave të fundvitit.

Ai bëhet miliarderi i parë që kap një vlerë të tillë që prej vitit 1999, kur shifrën e arriti edhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates në vitin 1999.

Tashmë, rritja vjetore për Bezos llogaritet në 34.9 miliardë dollarë, rritja më e madhe në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, një renditje ditore e 500 njerëzve më të pasur të botës. Vetëm këtë javë Amazon është ngjitur me 5%.

Ndërkohë, në renditjen e miliarderëve, ndër ata që po bëjnë hapa të shpejtë në ngjitjen e klasifikimit është edhe Mark Zuckerbeg, i renditur i 5-ti. Shumë shpejt megjithatë, ai pritet të kapë vendin e tretë, i cili ndodhet vetëm 3,4 miliardë dollarë larg. Gjatë këtij, themeluesi i Facebook ka shtuar pasurinë e tij me 25,4 miliardë dollarë.

Bill Gates vazhdon të jetë po i njëjtë në pasurin e tij 89.1 miliadrë dollarëve duke u ndjekur nga manjati tjetër Warren Buffett dhe Amarcio Ortega i gjigandit "Zara".

Ndër emrat që kanë shtuar më shumë këtë vit është edhe Bernard Arnault, francezi i cili kontrollon gjysmën e grupit Louis Vuitton dhe Tony Ma, bashkëthemeluesi i kompanisë kineze të mesazheve Tencent.

Drupal Ad

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy