
IsMyGirl është platforma në internet që po bëhet gati për një “migrim” të madh përmbajtjeje. Platforma e re pret një dyndje të mijëra yjeve të pornografisë dhe punonjësve të seksit që po largohen nga OnlyFans, e cila ndaloi përmbajtjen eksplicite seksuale dhe e anuloi këtë vendim vetëm 6 ditë më vonë.
Evan Seinfeld, dikur vokalisti dhe basisti i grupit thrash metal Biohazard, qëndron pas kësaj platforme. I hyrë para 20 vitesh në industrinë e argëtimit për të rritur, ai thotë se 1 000 krijues përmbajtjeje u regjistruan në IsMyGirl vetëm gjatë ditës së parë pasi OnlyFans njoftoi se do të bllokonte pornografinë duke filluar nga tetori. Të nesërmen, u regjistruan 1 400 njerëz të tjerë. Tani aplikojnë mijëra njerëz në ditë.
OnlyFans, e cila është akuzuar se u ka dhënë hapësirë performuesve të mitur në faqen e saj, fajësoi bankat për ndalimin e pornografisë, duke thënë se ata po refuzonin të përpunonin transaksionet e platformës. Gjashtë ditë më vonë, OnlyFans bëri një njoftim të papritur: "Ne kemi siguruar garancitë e nevojshme për të mbështetur komunitetin tonë të krijuesve dhe pezulluam ndryshimin e planifikuar të politikës së 1 tetorit."
Kjo e ka dëmtuar reputacionin e OnlyFans në sytë e krijuesve dhe përdoruesve, dhe nëse ata e ndalojnë apo jo pornografinë në të ardhmen, dëmi është bërë. Pas viteve të tëra konkurrence për lëngjet e tjera trupore, konkurrenca e OnlyFans tani mban erë tjetër.
Mundësia financiare - dhe beteja për një pjesë të 1.6 milion krijuesve të OnlyFans dhe 150 milionë përdoruesve - është e madhe. Kompania raportoi se përdoruesit shpenzuan 2.3 miliardë dollarë në vitin 2020 në platformë, nga të cilat OnlyFans mban 20%. Rreth 85% e atyre pagesave ishin për përmbajtje seksuale eksplicite, ose rreth 390 milionë dollarë në vit. Tani platforma si ManyVids, IsMyGirl, LoyalFans, Fansly, FanCentro, AVN Stars dhe të tjerë po e nxisin atë dhe po përpiqen të rrëmbejnë sa më shumë para dhe të tërheqin sa më shumë krijues.
Mary Moody, e cila ka 6 vjet në industrinë e të rriturve, është ndër krijueset e përmbajtjes me të ardhurat më të larta në OnlyFans. Ajo thotë se po shkon në Peach, një platformë e re e lidhur me uebfaqen Chaturbate.
"Njerëzit tashmë kanë humbur mijëra dollarë, kështu që edhe nëse OnlyFans anulon plotësisht ndalimin e tyre, dëmi është bërë," thotë Moody. “Më shumë se çdo gjë, është dëmtuar në mënyrë të pariparueshme besimi që fansat kanë në krijuesit individualë si biznes. Kam humbur 300 abonentë brenda pak orësh nga njoftimi i parë - ata nuk do të kthehen. "
Me 5 milion përdorues dhe 30 000 modele, IsMyGirl pretendon se u ka paguar krijuesve të saj dhjetëra miliona dollarë dhe yjet më të njohur në platformë fitojnë më shumë se 1 milion dollarë në vit. Por ky është ende pak në krahasim me 5 miliardë dollarë që OnlyFans u ka paguar krijuesve të tij që kur u lançua në 2016.
Stan Fiskin, i cili themeloi platformën e përmbajtjes për të rritur FanCentro në 2017 me Alan Hall, beson se platforma e tij mund të rrëmbejë deri në 30% të të ardhurave të OnlyFans për të rritur. "Anulimi i vendimit mund ta ngadalësojë migrimin, por nuk mendoj se do të ndalet," thotë Fiskin. FanCentro thotë se regjistroi 20 000 krijues në katër ditët e para pasi OnlyFans njoftoi se do të ndalonte materialet seksuale eksplicite.
FanCentro, që drejtohet nga zyrat në Mataëan, Neë Jersey dhe Limassol, Qipro, beson se ka një avantazh konkurrues ndaj platformave të tjera për shkak të një integrimi vertikal. Ai zotëron procesorin e tij të pagesave të quajtur CentroBill, dhe kompania ofron leksione falas për influencerat e verifikuar përmes Universitetit Centro, i cili u mëson atyre se si të fitojnë më shumë para. Përtej atyre mundësive, FanCentro po përpiqet të përfitojë nga njoftimi fillestar i OnlyFans duke u ofruar krijuesve 100% të të ardhurave që fitojnë deri në tetor dhe më pas 80% pas kësaj. Fiskin thotë se OnlyFans mund të ketë pezulluar ndalimin e tij, por ai ende sheh krijues që dynden në platformën e tij.
Në ManyVids me qendër në Montreal, bashkëthemeluesja dhe CEO Bella French thotë se ata kanë përjetuar një "shpërthim" rritjeje. ManyVids gjithashtu u ofron krijuesve 100% të të ardhurave deri në tetor dhe pastaj 85% "përgjithmonë. French ka qenë vetë një performuese në internet para se të themelonte MavTek, kompaninë mëmë të ManyVids, me të dashurin e saj në 2014.
ManyVids ka më shumë se 100 000 modele dhe 3.6 milion përdorues. Tani është në garë për të zgjeruar tregun.
Një nga llogaritë më të njohura në OnlyFans i përket Tyga-s, artistit hip-hop. Performuesi 31-vjeçar i tha Forbes se e ka fshirë fshiu llogarinë e tij OnlyFans dhe po ndërton platformën e tij të quajtur Myystar, e cila pritet të lançohet në tetor.
Megjithatë, ka edhe nga ata që nuk do të ikin. Sophie Dee, një aktore e suksesshme porno, e cila është bërë një influencuese dhe investuese në mediat sociale, thotë se fiton më shumë se 1 milion dollarë në vit në OnlyFans. Rreth gjysma e të ardhurave të saj rrjedhin nga përmbajtje seksualisht eksplicite, kryesisht nga shitja e videove pornografike "të cilësisë së mirë". Gjysmën tjetër të parave ajo i bën nëpërmjet përmbajtjes me porosi, që do të thotë se shet britma, ose video të shkurtra me porosi (à la Cameo). Dee thotë se nuk ka gjasa të kërkojë një platformë të re.
Por pavarësisht tronditjes së këtij tregu, Evan Seinfeld thotë se ka mjaft ujëra ku mund të notosh, pasi platforma ka ndihmuar në ndryshimin e stigmës kulturore dhe ka hequr një pjesë të madhe të turpit që lidhet me prodhimin dhe shikimin e pornografisë.
"Njerëzit po konsumojnë më shumë pornografi se kurrë më parë dhe njëkohësisht po krijojnë më shumë pornografi se kurrë më parë," thotë Seinfeld, i cili ka qenë në industrinë e të rriturve për 20 vjet. "Nënat tona mund të na kenë thënë shko në kolegj ose përndryshe do të jetosh si një budalla. Por ndoshta ia vlen më mirë të jesh “hot” në këtë botë të çuditshme post-pandemike. ”
/ Me shkurtime nga Forbes /
Përktheu: Gazmira Sokoli



