Aktivistja Floralba Duma thotë se janë personat e moshës së tretë apo ata që nuk kanë shumë njohuri teknologjike “viktimat” e skemave të call centerave, si ajo që u godit dy ditë më parë në qendër të Tiranës. Në një lidhje me edicionin e lajmeve në MCN TV, Duma tha se mashtrime të kësaj natyre është e vështirë të zbulohen, sidomos kur ato vijnë nga jashtë kufijve.
Është një problem i vazhdueshëm për të cilin në Itali bëhen prej vitesh trajnime. Ka informacion të gjerë sa u përket mashtrimeve online. Bien pre kryesisht mosha e tretë. Ka një tentativë gjithnjë e në rritje sa u përket rreziqeve të mashtrimeve online. Janë të shumta emisionet që lajmërojnë. Ishte emisioni “Le Iene” që ngriti alarmin për mashtrimet që u bëhen qytetarëve.
Përpjekjet për të informuar janë të shumta, por ndoshta nuk kanë arritur në masë. Është ë vështirë nëse je person i moshës së tretë, se ku të referohesh. Deri dje këto mashtrime bëheshin përmes telefonatave apo mesazheve. Tani fusha është më e gjerë.
Italia është shumë përpara sa i përket të drejtave të konsumatorëve. Ka një frikë sepse problemi sot qëndron te lokalizimi. Deri dje ndodhte brenda për brenda Italisë. Tani është shumë e vështirë të gjesh fillimin. Italia ka pasur ndryshime te legjislacionit për call centerat.



