Gjykata jep vendimin për babain përdhunues

Gjykata jep vendimin për babain përdhunues

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 vite burg Fatos Gurakuqin, i akuzuar për abuzim seksual me të bijën 15-vjeçare. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Gerti Hoxha.

Akuzat e vajzës ndaj babait u provuan në shtator të këtij viti nga analiza e ADN-së, sipas të cilës kampionë të mbetjeve humane në teshat e vajzës, kanë të njëjtin ndërtim gjenetik me kampionin e pështymës që i është marrë në sallën e gjyqit të pandehurit Fatos Gurakuqi.

Vetë Gurakuqi i ka mohuar akuzat edhe pas ekspertizës së AND-së. Ndërsa familjarët e tij janë shprehur se babai 39-vjeçar ka abuzuar seksualisht me të bijën minorene për mbi 10 muaj derisa në fund vajza e ka denoncuar fillimisht tek e ëma dhe më pas edhe në polici.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy