Katër persona në Elbasan, Gjirokastër dhe Kavajë akuzohen për korrupsion në zgjedhje. Kanë qenë qytetarët vetë, të cilët kanë bërë denoncimin, ndërsa policia thotë se për këta shtetas janë referuar materialet në Prokurori.
Rasti i parë është denoncuar në policinë e Elbasanit, ku shtetasi me iniciale Xh.B akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”
Edhe në Gjirokastër janë paraqitur dy raste, konkretisht janë referuar materialet në Prokurori për shtetasin me iniciale D.A., 57 vjeç dhe shtetastin F,K 30 vjeç.
Ndërsa në Kavajë u referuan materialet në Prokurori për vlerësim, ndaj shtetasit Daut Abdulla Xeka, banues në fshatin Luz i Vogël. Policia thotë se “sepse shtetasi Sherbet Izet Xeka, banues në Luz i Vogël, pa arsim, me çrregullime mendore, kallëzon se më datë 21.06.2017, në banesë, i ka ofruar 5000 lekë duke i përcjellë te fala nga Altini. Nga veprimet e kryera rezulton se kemi të bëjmë me veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”



