Avokatët dhe qytetarë në Lezhë kanë dalë në protestë para gjykatës së Kurbinit, kundër hartës së re gjyqësore të propozuar nga KLGJ.
Avokatët kërkojnë rishikimin e reformës që mbyll gjykatën e Kurbinit, ku theksojnë se 90 mijë banorë nuk mund të lihen pa gjykatë.
Pjesë e protestës janë edhe deputetët e PD-së Kastriot Piroli dhe Elda Hoti.



