Tre persona janë nxjerrë të pajetë nga miniera e Selishtës në Dibër.
Inxhinieri Ismail Hoxha, 62 vjeç, si dhe minatorët Fatos Çesku, 55 vjeç, dhe Rruzhdi Rushiti, 29 vjeç, kanë humbur jetën në galeritë e nëntokës.
Viktimat kishin humbur kontaktet me familjarët rreth 48 orë më parë.
Ka qenë vëllai i njërit prej viktimave, i cili ka njoftuar për vonesën e pazakontë të tyre.
Kjo ka nxitur nisjen e kërkimeve, që u finalizua me nxjerrjen e trupave.



