Një nënë si kjo do ta donin të gjithë fëmijët, por rrjeti e “kryqëzon” (FOTO)

Një nënë si kjo do ta donin të gjithë fëmijët, por rrjeti e “kryqëzon” (FOTO)

Vitin e kaluar, një nënë britanike e gjeti veten në qendër të kritikave të rrjeteve sociale për shkak të fotove që postoi. Emma Tapping ndau me miqtë në rrjetet sociale dhuratat që kishte përgatitur për fëmijët për Krishtlindjet. Kutitë e dhuratave ishin aq shumë, saqë kishin mbuluar edhe pemën.

Fotoja e saj u shpërnda mbi 300 mijë në Instagram, ku përdoruesit e kritikuan si materialiste.

Por këtë vit, nëna 28-vjeçare ka shkuar më larg. Nëse vitin e kaluar, ajo kishte përgatitur 87 dhurata për secilin prej fëmijëve, sivjet ky numër ka arritur në 96.

“Një vit duke kursyer dhe planifikuar. E gjithë kjo për familjen time që më bën krenare përditë. Ata meritojnë Krishtlindje të shkëlqyera. Ata që na kanë inat nuk mund të më ndryshojnë mua mënyrën si i festoj Krishtlindjet”, shprehet ajo.

Emma ka dy vajza: njërën adoleshente dhe tjetrën 9 vjeçe. Ajo ka në pronësi një resort turistik dhe thotë se i ka mundësitë t’ua zbukurojë festat fëmijëve. E pyetur nëse po e tepron duke i llastuar vajzat, ajo thotë se nuk e bën këtë gjë gjatë vitit, por në festa bën përjashtime.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy