Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta e ka bërë të qartë në përgjigjen e tij para gazetarëve se qeveri teknike nuk ka para zgjedhjeve dhe se LSI do të vazhdojë në këtë koalicion që është, kur u pyet për ftesat nga eksponentë të PD që gjatë ditëve që ka nisur protesta e opozitës kanë ardhur për daljen nga koalicioni.
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kryesisë Meta deklaroi se "ne vazhdojmë me këtë koalicion të përmbushim detyrimet dhe përgjegjësitë tona cdo ditë cdo javë që vjen të gjithë kemi përgjegjësi të mëdha për të përmbushur”.
Meta theksoi se zgjedhjet janë vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ndërkohë, referuar protestës së opozitës, Meta përsëriti edhe njëherë se vendi i saj është në parlament, aty ku të hidhen të gjitha diskutimet për kërkesat e saj.
“Dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me standardet e zgjedhjeve dhe për të shtjelluar mundësitë dhe për të përfunduar edhe reformën zgjedhore që duhej përfunduar prej kohësh. Asnjëherë nuk duhet të hiqet dorë nga dialogu politik, se është kyç për garancinë e reformave që kemi ndërmarrë”, përfundoi Meta.
Pyetje: A a qenë në mbledhjen e Kryesisë fokus ecuria e koalicionit?
Nuk ka qenë dhe shumë e gjatë mbledhja, një diskutim i tillë do kerkonte nje mbledhje me te gjate. Ne jemi fokusuar në përgatitjet e LSI për të tërhequr ekspertët më të mirë për të përmirësuar më tej programin e saj dhe për të përgatitur programin e ardhshëm elektoral në funksion të një punësimi dhe rritje ekonomike.
Pyetje: S’ka patur ndonjë diskutim të vecantë për këtë cështje?
Gjatë kësaj periudhe të bojkotit dhe protestës së opozitës skanë munguar ftesat nga disa eksponente te PD… Qëndrimi i LSI është mjaft i qartë, zgjedhjet e 18 qershorit janë vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë së bashku me zbatimin e reformës në drejtësi dhe fillimin e vetingut, janë kyce dhe standarti i këtyre zgjedhjeve për celjen e negociatave për anëtarësim por njëkohësisht për zbatimin me sukses dhe të besueshem të reformës në drejtësi në të ardhmen.
Pyetje: Ju keni thene se opozita ka parlamentin dhe mazhoranca ka qeverine, c’duhet të bëjë mazhoranca?
Dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur cështjet që ngrihen që kanë të bëjnë me standartet e zgjedhjeve dhe për të shtjelluar mundësitë praktike të realizimit të garanicve që kërkohen për zgjedhjet dhe për të përfunduar reformën zgjedhore. Asnjëherë s’do heqim dorë nga dialogu.
Pyetje: A keni vendosur se me cilin koalicion do shkojë LSI në zgjedhje?
Ka qenë një përgjigje mjaft e qartë më parë, ne vazhdojmë me këtë koalicion të përmbushim detyrimet dhe përgjegjësitë tona cdo ditë cdo javë që vjen të gjithë kemi përgjegjësi të mëdha për të përmbushur.



