"Dëshmitarët e Jehovait" në gjyq me qeverinë: Na njihni si bashkësi fetare! (VIDEO)

"Dëshmitarët e Jehovait" në gjyq me qeverinë: Na njihni si bashkësi fetare! (VIDEO)

"Dëshmitarët e Jehovait" kërkojnë të njihen si bashkësi fetare në vendin tonë, e për këtë arsye janë në gjyq me qeverinë shqiptare për t’u kthyer përgjigje, ndërsa çështje ndodhet aktualisht në Gjykatën e Lartë. Gazetari Arsen Rusta në një raportim për Mcn Live bën me dije se “Dëshmitarët e Jehovait” e kanë humbur betejën në Gjykatën Administrative dhe tashmë kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkojnë prishjen e vendimit të mëparshëm. 

 

“Është një proces gjyqësor. Bëhet fjalë për një shoqatë ‘Dëshmitarët e Jehovait’, që kërkon nga gjykata që të detyrojë qeverinë që t’i kthejë një përgjigje, për kërkesën për të fituar njohjen si bashkësi fetare. Padia është ndaj Kryeministrisë, Avokaturës së Shtetit dhe qeverisë shqiptare, me përmbajtje dhe objekt detyrimin e Kryeministrisë, për t’i kthyer një përgjigje për kërkesën e 12 marsit 2021 për të fituar njohjen si bashkësi fetare. Padia vjen nga Gjykata Administrative, ku shoqata e ka humbur betejën gjyqësore. Nga Gjykata e Lartë kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës Administrative. Rezulton se dëshmitarët e Jehovait kërkojnë tashmë një përgjigje prej 5 vitesh. Bashkësitë dhe komunitetet fetare janë të përcaktuar nga legjislacioni në Shqipëri. Dëshmitarët e Jehovait njihen si bashkësi".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy