Kufizimi i qarkullimit 22:00-06:00/ Policia thirrje qytetarëve: Do ndëshkoheni nëse thyeni orarin

Kufizimi i qarkullimit 22:00-06:00/ Policia thirrje qytetarëve: Do ndëshkoheni nëse thyeni orarin

Sonte në orën 22:00 fillon mbyllja e vendit, deri në orën 06:00 të ditës së nesërme.

Policia e Shtetit ka bërë një njoftim për qytetarët, teksa i rikujton se duhet të respektojnë masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë.

Në njoftimin e publikuar, thuhet se do të ngrihen kontrolle të rrepta në pika kyçe të vendit dhe çdo qytetar që nuk respekton orarin kufizues, do të ndëshkohet me gjobë.

Njoftimi i policisë

Në zbatim të dy urdhrave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, për shtimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash shtesë për monitorimin e zbatimit të  masave kufizuese.

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, në vijim të angazhimit maksimal të treguar gjatë gjithë periudhës së pandemisë, do të ushtrojnë kontrolle të rrepta në bare, restorante, lokale nate dhe ambienteve të ndryshme, do të ngrihen pika kontrolli pas orës 22:00 në të gjitha akset rrugore, si dhe do të ketë prezencë të shtuar të Patrullave të Përgjithshme dhe të Policisë Kriminale, në të gjithë territorin e vendit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, pronarët e lokaleve dhe drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet masat si më poshtë:

Duke filluar nga dita e sotme, ndalohet lëvizja e lirë e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 06:00;

Përjashtohen rastet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Personat që lëvizin për arsye pune apo të domosdoshme duhet të pajisen me autorizim në portalin e-Albania;

Personeli i shëndetësisë dhe punonjësit e strukturave të shërbimeve kritike përjashtohen nga rregulli i aplikimit në portalin e-Albania, duke patur dokumentacionin që vërteton punësimin pranë institucioneve përkatëse;

Mbyllen nga ora 22:00 deri në orën 06:00, baret, restorantet, fast food-et dhe lokalet që ofrojnë shërbim për klientët.

Përjashtohet nga rregulli shërbimi në banesë (delivery), i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjienike të miratuara.

Policia e Shtetit do të ndëshkojë me masë administrative cilindo që do të konstatohet në shkelje të masave kufizuese që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është e angazhuar maksimalisht në përmbushjen e detyrave të saj funksionale, për parandalimin dhe goditjen  e krimit, sigurimin e rendit dhe qetësisë dhe ofrimin e shërbimit për qytetarët.

Në këtë kuadër, Policia fton qytetarët që në rast se konstatojnë raste të paligjshmërisë mund të denoncojnë në 112 ose në Komisariatin Dixhital.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy