“Të ngrihet një grup i përbashkët me shoqërinë civile për të mbikqyrur punimet në Parkun e Liqenit” ky ka qënë propozimi i kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj gjatë dëgjesës publike me shoqërinë civile dhe ambientalistët, në lidhje me projektin e këndit të lojrave.
Veliaj përsëriti zotimin e tij se nëse në Parkun e Liqenit do të priten pemë apo do të ngrihen biznese ai do të japë dorëheqjen.



