
Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se zona më e nxehtë e prodhimit të kanabisit në Shqipëri është Shkodra. Hoxha tha se së fundmi kishte parë një parcelë me 200 mijë rrënjë dhe që autoriteteve i është dashur 1 javë ta korrnin. Duke shpjeguar më tej logjikën e tij, Hoxha tha se brenda 1 muaji iu vendos tritoli 4 policëve në Shkodër për këtë çështje se kishin raportuar për kanabis ashtu sikurse tha këto fusha nuk do mbilleshin pa garanci.
Zona më e nxehtë është Shkodra, kam parë parcela me 200 mijë rrënjë në fushë. Çështja është ne hetim. Një javë mezi e kanë korrur.
U mendua se mund të goditet kultivimi i kanabisit në natyrë. Nuk mund ta zerosh. Nuk mund t’i ndalosh dot të rinjtë, s’do mbjelli 500 po 50. E dyta, pse në veri. Mu duk e pabesueshme për ata që e kanë marrë parasysh për ta mbjellë. Ka vajtur policia ta korri, u bë aq e dukshme. U arrestuan ca oficerë policia po s’janë të duhurit.
Në Shkodër brenda 1 muaj iu vendos tritoli 4 oficerëve. Ata po raportonin se kishin frikë. Ata thanë kam raportuar, kam thënë ka kanabis. Po zhvillohet një operacion tjetër. Kishin zgjedhur një zonë në afërsi të kufirit. E kishin mbjellë aty. Punëtorit ishin nga Fushë-Kruja. Vendalinjtë edhe mund të flasin. Sivjet kanabisi natyral është zhvendosur në veri. Është asgjësuar dhe një parcelë tjetër, pres veprime. Nuk mbjell askush në përmasa të tilla pa pasur garanci për korrjen.
Lejen dhe garancinë e jep shefi i komisariatit, politikani më i rëndësishëm i zonës, kryebashkiaku, shefi i polici, ose drejtori i krimeve.



