Sherr mes shqiptarëve në Milano, vritet me armë zjarri një person dhe plagoset një tjetër

Sherr mes shqiptarëve në Milano, vritet me armë zjarri një person dhe plagoset një tjetër

Një 23-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga një bashkatdhetar në periferi të qytetit të Milanos në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se në prangat e policisë ka rënë një 34-vjeçar pasi dyshohet që ka vrarë një 23-vjeçar dhe ka plagosur në këmbë një tjetër shqiptar rreth 30-vjeç, identitetet e të cilëve ende nuk janë bërë të ditura.

Vrasësi i dyshuar dhe viktimat janë shtetas shqiptarë dhe po merrnin pjesë në një festë me bashkatdhetarë të tjerë kur nisi një mosmarrëveshje për motive të dobëta në kulmin e së cilës 34-vjeçari dyshohet se ka qëlluar. 

Sipas policisë ngjarja kanë ndodhur në orën 23.30, pranë një lokali në rrugën Allea Comunale në Turbigo. 

Gjatë sherrit, i cili shpërtheu për arsye të kota,  gjatë festës 34-vjeçari shqiptar ka qëlluar në drejtim të 30-vjeçarit, duke e plagosur në këmbë.

Të pranishmit më pas rrethuan agresorin i cili qëlloi sërish, njëra prej të cilave goditi një shqiptar 23-vjeçar në arterien karotide. Ky i fundit ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnanos. 

Më pas 34-vjeçari që qëlloi u rrah nga pjesëmarrësit në festë dhe u bllokua nga karabinierët. Arma e përdorur është një pistoletë e kalibrit 6.35 e humbur në vitin 2017 në provincën e Komos.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy