“Manastiri”/ Bajrami: Deri në kufirin shqiptaro-grek do ndërtohen 7 fshatra turistike

“Manastiri”/ Bajrami: Deri në kufirin shqiptaro-grek do ndërtohen 7 fshatra turistike

Të paktën 150 banorë të zonës së Manastirit kanë kërkuar transparencë për zbatimin e një projekti për ndërtimin e një fshati turistik. 

 

Anëtari i pavarur i Këshillit Bashkiak të Sarandës, Ibrahim Bajrami, tha për edicionin e lajmeve në MCN TV, se zona nuk është në e mbrojtur dhe se nuk ka asnjë strategji për të mbrojtur speciet e zhdukura.

 

Sipas tij, që nga fshati i Berdeneshit deri në kufirin shqiptaro-grek do të ndërtohen shtatë fshatra turistike, që nisën në atë pikëzën e vogël në Manastir.

 

Ka disa gjëra që dihen dhe shumë gjëra të tjera që nuk dihen. Zona ka qenë zonë e mbrojtur, por nuk është më. Gjithmonë surprizohemi, sidomos këta pasionantët që pëlqejnë të ecin në zonë përballen me njerëz që pretendojnë se zotërojnë zonën. 

 

Butrinti ishte një zonë e mbrojtur nuk është më. 247 lloje shpendësh, apo 90% e shpendëve që e gjejnë veten në territorin shqiptar, përfaqësohen në zonë. Nuk ka asnjë strategji për të mbrojtur speciet e zhdukura. 

 

Ato 35 specie që janë botërisht të rrezikuara dhe që e gjejnë veten të përfaqësuar në diku zonën e mbrojtur. Sot dyshojmë se zona nga ku ka nisur jeta e lashtë, nuk është e përfaqësuar në zonat e mbrojtura. Zona është e përfaqësuar nga gjallesat.

 

Që nga fshati i Berdeneshit deri në kufirin shqiptaro-grek do të ndërtohen shtatë fshatra turistike, që nisën në atë pikëzën e vogël në Manastir. 

 

Ndërtime që i gjen në një vend me çmim jashtëzakonisht të lartë dhe tashmë ajo zonë ka bllokuar aksesin në det, në ish-plazhin e Manastirit dhe ka bllokuar rrugën e aksesit në bregdet.

 

Diskutimet në Këshillin Bashkiak Sarandë janë modeste. Ne nuk jemi vendimmarrës për ndërtimin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy