Grupi i njohur “Little Mix”, është kritikuar për veshjen e tyre ekstravagante gjatë koncertit që u mbajt ditën e diel më 4 qershor për nder të viktimavë të sulmit në Manchester më 22 maj.
Little Mix performuan në skenë për një interpretim emocional në koncertin “One Love Manchester” natën e së dielës. Me një veshje ekstravagante vajzat tërhoqën vëmendjen e të gjithë publikut.
Të pranishmit mbanin sytë tek veshja e tyre e cila tregonte figurën e pabesueshme të vajzave. Disa prej teleshikuesëve ankoheshin se veshjet e tyre ishin të papërshtatshme për një koncert bamirësie për viktimat që humbën jetën.



