
Projektligji që parashikon lejimin e blerjes së tokës bujqësore nga shtetas dhe kompani të huaja vijon të ngjallë debate. Ndër zërat kundër kësaj nisme është edhe ish-nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, i cili e konsideron atë një rrezik për sigurinë kombëtare.



