Një bandë hajdutësh shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane. Grupi i hajdutëve kryenin vjedhje në banesat e Xhenovas.
Katër prej tyre janë vënë në pranga, ndërsa një i pestë u shpall në kërkim.
Mediat italiane shkruajnë se brenda dhjetë ditëve ata kanë vjedhur 5 banesa në Valpolcevera si dhe dhjetëra të tjera në muajt nëntor – dhjetor 2016. Ata ngjiteshin si akrobatë nëpërmjet skelave ose tubave të gazit në katet e sipërme, thyenin dritaret dhe rrëmbenin të gjitha gjërat me vlerë që mund të gjenin.
Të arrestuarit janë 35-vjeçari shqiptar Alban Brahja; Gerardo Kolaj, 29 vjeç; Nikoll Kola, 20 vjeç; Luigj Lekgegaj, 35 vjeç, në bashkëpunim me një person tjetër i cili është shpallur në kërkim.



