Teologu Justinian Topulli thotë se Lindja e Mesme mban qytetërimet më të vjetra dhe fetë më të mëdha dhe ndodhet pozicioni ku kryqëzohet lindja me perëndimin.
Për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, ai deklaroi për MCN TV se parashikohet që të zgjasë.
Ai e cilëson si luftë mes dy vendeve për të shtrirë hegjemoninë në rajon dhe se është më pak fetare dhe më shumë politike dhe kulturore.
Lindja e Mesme është rezervuari më i madh i naftës dhe gazit dhe përbën një interes më të madh ekonomik për botën.
Konflikti atje fatkeqësisht mund të zgjasë dhe feja përfshihet, por konflikti është për hegjemoni, mes Persisë së dikurshme Iranit, që ka doktrinën shiite fetare, që kërkon ta eksportojë në vendet e Lindjes së Mesme.
Kemi dhe një shtet të krijuar nga Perëndimi që kërkon nga ana tjetër të shtrijë hegjemoninë e tij në rajon. Besoj se është më pak fetare dhe më shumë politikë dhe kulturor.
Perëndimi e përdor retorikën fetare pasi Irani shihet si përfaqësuesi i myslimanëve. Ndërkohë në perëndim përdoret retorika se po mbrojmë civilizimin perëndimor. Por në thelb është luftë për një hegjemoni për pushtet.
Izraeli nuk ka kufi të përcaktuar, Izraeli nuk ka Kushtetutë. Netanyahu tregoi një hartë ku nuk ekzistonte Palestina.
E vetmja pengesë është pamundësia hegjemonike për të dominuar rajonin dhe e vetmja pengesë është Irani, synon për të tërhequr botën sunite në krah të tij.
Irani është një shtet miks mes një republike dhe një shteti teokratik. Ka një lider që është Ajatollah Ali Khamenei, i cili zgjidhet nga një numër i vogël teologësh, njerëz të besuar. Ai është një lider politik por edhe shpirtëror.
Irani mund të kolapsojë gjithë rajonin, mund të godasë bazat amerikane dhe mund të godasë rafineritë e naftës. Irani mund të bllokojë komplet Ngushticën e Hormuzit, pikë kyçe për tranzitin e naftës dhe gazit.



