Dumani: Për krimin e organizuar nuk bashkëpunojmë dot me policinë. Ka efektivë të përfshirë në nivele të larta

Dumani: Për krimin e organizuar nuk bashkëpunojmë dot me policinë. Ka efektivë të përfshirë në nivele të larta

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani deklaroi sot në bilancin vjetor para KLP-së se SPAK nuk bashkëpunon sot me Policinë e Shtetit për krimin e organizuar.

Shkak sipas tij bëhet fakti që rezulton se ka efektivë të përfshirë në nivele të larta bashkëpunimi me krimin e organizuar.

Në raste të caktuara, sidomos ato të krimit të organizuar, nuk bashkëpunojmë dot me policinë sepse na rezulton se ka policë të përfshirë dhe është në nivele te larta”.

Ndër të tjera kreu i SPAK kërkoi ndryshim të kompetencës lëndore lidhur me korrupsionin.

Kur flasim për kufirin monetar prej 50 mijë lekësh. Ky kufi duhet të jetë shumë më i lartë. Duhet riparë kufiri monetar. Nuk është e thënë që këtë kategori ta hetojë vetëm SPAK për një kufi të ulët monetar. Mund të jetë dhe 500 mijë, 100 mijë lekë të reja, le ta vendosë ligjvënësi, por ky kufi monetar kalimi i të cilit na bën ne kompetentë nuk më duket i arsyeshëm".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy