“Fushatë fake”,  Bushati: Rama ka debilizuar debatin duke futur axhendën e tij në media (VIDEO)

“Fushatë fake”, Bushati: Rama ka debilizuar debatin duke futur axhendën e tij në media (VIDEO)

Analisti Andi Bushati tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se Rama ka vendosur axhendën e debatit në media, duke e kthyer fushatën në fasadë.

Sipas Bushatit, falë mjeteve propagandistike dhe televizioneve që kontrollon, kryeministri ka debilizuar debatin publik. 

Drupal Ad

Nuk kemi parë përballje, kemi parë monologje paralele. Kjo është një fushatë ku palët s’janë përballur, s’janë marrë me njëra-tjetrën, falë strategjisë që ka zgjedhur Rama dhe PS. Po mbyllim një fushatë, ku jo vetëm partitë, por as një studio televizive që zhvillon debate politike, s’ka bërë një debat të vetëm si është qeverisur Shqipëria në këto 4 vjet.

Në vend të kësaj merremi a është buf kënete, apo s’është, janë partitë e vogla ballistë, apo partizanë. Partia në pushtet, falë mjeteve propagandistike dhe mediave dhe televizioneve që kontrollon, ka mundur ta debilizojë debatin publik, duke futur vetëm axhendën e vet, kjo ka bërë që të mos ketë debat por vetëm monologje të ndara. Minimumi i një fushate racionale ka munguar.

Është fajtor Rama që s’ka dashur të bëjë një bilanc. Rama vendos axhendën e debateve  dhe kjo e bën të gjithë fushatën fake. Fushata fasadë ka degraduar. Rama premton një gjë (pasaportë europiane) që s’ka për të ndodhur kurrë në 2030-ën, por edhe nëse gjithë zotat bëhen bashkë dhe realizohet, mandati i Ramës mbaron në 2029-ën!

 

Duke folur për partitë e reja, Bushati tha se “Lëvizja Bashkë është risia reale e zgjedhjeve dhe ka një fushatë përmbajtësore”. 

Bushati tha se edhe sondazhet, edhe rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, mund të jenë të trukuara. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy