Influencerat ultranacionalistë të mediave sociale nga Algjeria po përhapin urrejtje në të gjithë Francën, vendi që dikur e sundonte atë.
Trendi ka shkaktuar një valë nervozizmi në qeverinë në Paris, me disa arrestime të profilit të lartë gjatë javëve të fundit. Një pjesë e vogël e incluencerave në internet kanë krijuar një audiencë të madhe, kanë nxitur dhunën dhe aktivitetin terrorist dhe, në disa raste, kanë vënë në shënjestër kundërshtarët francezë të regjimit algjerian.
Ndikuesit po "përfitojnë nga një kontekst i tensioneve të rritura midis Francës dhe Algjerisë", tha ministri i Brendshëm francez Bruno Retailleau për gazetën javore L'Express.
Marrëdhëniet midis Francës dhe ish-kolonisë së saj kanë qenë të dominuara nga pakënaqësia për sundimin e përgjakshëm 132-vjeçar, dhe ngërçi në çështjet e migracionit.
Mërzi te algjerianët krijoi fakti që Presidenti Emmanuel Macron gjatë verës u mbajt në anën e rivalit rajonal, Marokut, gjatë një përplasje për Saharanë Perëndimore.
Të paktën shtatë persona janë arrestuar që nga fillimi i janarit për postimet e tyre në internet, ku ata akuzohen për nxitje të dhunës ndaj individëve dhe, në disa raste, thirrje për sulme terroriste kundër Francës.



