Nëse jeni duke punuar 10-12 orë punë 5-6 ditë në javë, së shpejti do të humbni flokët për shkak të stresit dhe mungesës së pushimit.
Rraskapitja është e tmerrshme dhe shpeshherë shkaktohet nga situata stresuese në punë. Stresi në përgjithësi është i keq për trupin tuaj, pasi si pasojë e tij në trup lëshohen shumë hormone për ta balancuar atë, të cilat mund të dëmtojnë folikulat.
Gazeta the Mail citon disa studime, të cilat kanë zbuluar, se stresi mund të shkaktojë, që sistemi imunitar të mbingarkohet dhe të fillojë të sulmojë flokët tuaj.
Në një studim nga universiteti i Seulit Sungkyunkwan Unioversity, studiuesit e departamentit të mjekësisë testuan 13,391 burra të grupmoshave nga 29 deri në 50 për katër periudha. Ata i ndanë meshkujt në disa grupe. Në një grup ishin meshkujt të cilët punonin 40 orë në javë, një tjetër burrat që punonin 52 orë në javë dhe një grup i tretë me burrat që punonin edhe më gjatë.
Ata zbuluan, se rënia e flokëve rritej nga 2 për qind për ata që punonin me 40 orë në 4 për qind për ata që punonin më shumë se 52 orë.
Një nga autorët e studimit, Kyung-Hun Son, tha se rezultatet tregonin se orët e gjata të punës ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e alopecia-s te punonjësit meshkuj. Një zgjidhje mund të ishte reduktimi i orëve të punës, sidomos për grupmoshat nga 20-30 vjeç, kur simptomat e para të rënies së flokëve fillojnë të shfaqen.
Duhet pasur parasysh, se rol shumë të madh luan dhe gjenetika, për të cilën nuk është se ka ndonjë zgjidhje. Shiheni këtë si një mundësi për të filluar me reduktimin e orarit të punës ose për të marrë disa ditë pushim ndonjëherë./Maxim/



