Serbët mbushin sheshin për ta pritur, Putin: Kur jemi bashkë, fitorja është e jona

Serbët mbushin sheshin për ta pritur, Putin: Kur jemi bashkë, fitorja është e jona

Një turmë e madhe njerëzish, që sipas policisë serbe përbëhej nga rreth 120 000 njerëz, e kanë pritur presidentin rus, Vladimir Putin, në sheshin para kishës ortodokse serbe.

Me një baner gjigant ku shkruhej në rusisht "Faleminderit president, për një Serbi të lirë dhe të denjë", qytetarët e Beogradit ndoqën një ceremoni inagurimi, ku mori pjesë Putin, raporton B92.

Putini tha se lidhjet e Serbi-Rusi nuk janë "të djeshme dhe të sotme" - por janë shekullore, me rrënjë të thella dhe të patundura, ndërsa dy vendet janë të lidhura së bashku nga afërsia e tyre shpirtërore. "Kur qëndrojmë së bashku, fitorja është e jona", tha presidenti, duke cituar një thënie ruse.

Putin dhe Vuçiç morën pjesë në instalimin e një mozaiku në kishë, i financuar nga shteti rus. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy