Shqiptari, transaksion të rremë 50 mln USD në Greqi (VIDEO)

Shqiptari, transaksion të rremë 50 mln USD në Greqi (VIDEO)

Një shqiptar 60 vjeç u arrestua nga policia e Janinës në Greqi, sepse bashkë me një grek, tentoi të kryente një transaksion bankar të rremë në vlerën e 50 milionë dollarëve. Në kërkim është shpallur një grua 40 vjeçe.

Kalimi i 50 milionë dollarëve me anë të një transaksioni bankar, duke falsifikuar dokumentet, ka shkaktuar dyshimet e para për policinë greke, e cila vijoi hetimet derisa arrestoi një shqiptar dhe një grek. Transaksioni prej 50 milionë dollarësh u tentua të kryhej pasditen e kësaj të enjteje në Janinë, ndërsa duket se organizatorët kishin kryer disa falsifikime. Për këtë shkak policia qëndroi në gadishmëri dhe arrestoi në flagranë 60-vjeçarin shqiptar dhe një shtetas grek 55 vjeç, teksa u shpall në kërkim një grua 40 vjeçe. Ende nuk janë mësuar rrethanat e këtij transaksioni dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi. Në posedim të autorëve janë gjetur dhe konfiskuar dy vula dhe disa dokumente, ndërsa u dërguan në Prokurorinë e Janinës.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy