Punësimi i njerëzve me aftësi të kufizuar, Muço: Nevojitet koordinim mes shtetit, bizneseve dhe shoqatës! Duhen stimuj

Punësimi i njerëzve me aftësi të kufizuar, Muço: Nevojitet koordinim mes shtetit, bizneseve dhe shoqatës! Duhen stimuj

Bujar Muço, sekretar në Shoqatën e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se nevojitet një koordinim mes shtetit, bizneseve dhe shoqatës së personave me aftësi të kufizuar për integrimin e kësaj kategorie në shoqëri dhe në punë.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Muço tha se rolin kryesor në këtë trinom duhet ta mbajë shteti dhe se duhet stimuj konkrete dhe jo ai 10 mijë lekëshi pasi është i pamjaftueshëm.

Problemi më i madh, shoqata e biznesit të vogël në bashkëpunim me institucionet shtetërore si zyrat e punësimit duhet të bëjmë koordinim për të integruar personat me aftësi të kufizuar. Duhet të ketë më shumë stimuj sa i përket punësimit të kësaj kategorie. Duhet të ketë arsimim për mundësitë që mund të ketë ky grupim. Në momentin që zotërinjtë nuk munden si nga arsimimi dhe ana fizike, një koordinim dhe stimulim nga ana e qeverisë, por jo me atë 100 mijë lekë të vjetra, por duhen gjendur disa forma për t’i integruar që të bëhen pjesë e kësaj shoqërie që të kontribuojnë dhe në ekonominë e tyre. Janë hallka që duhet të lidhen, të koordinohen, të shihen në mënyrë parësore. Do vëmendje nga shteti, nga ana jonë dhe nga ana e vetë shoqatës së njerëzve me aftësi të kufizuar. Zgjidhja të jetë si në vendet e botës. Duhet të bëhet koordinimi nga ana e qeverisë. I bëj thirrje dhe bizneset të jenë më humanë për të afruar këta njerëz.

Të ngrihen qendra për të arsimuar dhe integruar këtë kategori me aftësi të kufizuar në mënyrë që të jenë produktiv.  Duhet të përgatiten këta njerëz që të jenë të aftë për të kryer disa punë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy