Gazetarja Kodiana Lala, e ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka dhënë detaje nga dosja e kryetarit të PD Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.
Lala tha se SPAK pretendon se Sali Berisha ka bërë ndryshime ligjore që të favorizojë dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Ajo theksoi se një detaj interesant në dosje është se një nga apartamentet te pronat e Malltezit është blerë nga ish-kryebashkiaku i Kukësit i përfshirë në skandal seksual, Safet Gjici.
Mendoj se mqs SPAK e ka përfunduar hetimin është e paarsyeshme mbajtja e Berishës në arrest shtëpie. Kjo fazë është e tejkaluar sepse ai s’ka më çfarë provash të prishë. Sa i përket dosjes hetimore, Berisha ka një dosje voluminoze vetëm akti i njoftimit të akuzës është 500 faqe, pra është një dosje që për nga volumi mund të krahasohet me atë të Gërdecit dhe inceneratorëve.
Tani sa i përket akuzave SPAK pretendon se Berisha ka bërë ndryshime në ligj që të favorizojë dhëndrin e tij. Kemi pasur ndryshimin e destinacionit të pronës nga pronë sportive në pronë private. SPAK thotë se Berisha ka pasur përfitime nëpërmjet dhëndrit dhe vajzës së tij. Një nga apartamentet te pronat e Malltezit është blerë dhe nga Safet Gjici, kjo është lidhje rastësore.
SPAK thotë se z Berisha ka përfituar nga pasuritë e dhëndrit. Dhëndri është pasuruar, por se nga kjo ka përfituar Berisha. Prokuroria pretendon se Berisha ka përfituar nga Malltezi. Gjatë fushatës më 2013, kompania që drejtohet nga Fatmir Bektashi ka paguar për një këngëtar në fushatë.



